Paratë nuk e blejnë kurrë sjelljen e mirë (FOTO)
Share
Ajo është makina luksoze më e shtrenjtë në botë, e përballueshme vetëm nga një grusht njerëzish ekstremisht të pasur. Prandaj ky Bugatti Veyron duket krejt çuditshëm i parkuar në një vend të rezervuar vetëm për personat me aftësi të kufizuara. Dhe si për të provuar se edhe pasanikët më të mëdhenj nuk janë mbi ligjin, Buggati, që kushton mbi 1 milion euro, merr një gjobë të mirë parkimi për shkak se ka qëndruar aty për mbi gjysëm ore. Ngjarja ka ndodhur në Britani, ndërkohë që shumë kureshtarë kanë bërë foto të makinës së rrallë. Një polic është afruar dhe nuk e ka lënë të shpëtojë me kaq. Dëshmitarët thonë se kur u kthye pronari, një person rreth të 40-ave, i veshur shik, nuk u shqetësua aspak për gjobën.

