Varrin e Oskar Uajld po e shkatërron buzëkuqi
Share
Admiruesit, që e kanë mbuluar varrin e Oskar Uajld me të kuq buzësh, nuk do jenë më në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë për shkak se nuk do lejohen të afrohen kaq pranë tij. Shkak është bërë frika se buzëkuqi po e shkatërron këtë varr. Për vite me radhë fanset- kryesisht femra- kanë vizituar memorialin gjigant në varrezën më të madhe në Paris të Francës- për të bërë homazhe për dramaturgun irlandez.
Puthja e varrit ishte kthyer tashmë si një ritual për turistët që ndalonin në kryeqytetin francez. Por me fondet e qeverisë irlandeze, varri është pastruar dhe rreth tij është vendosur një pengesë xhami, për të mos lejuar njerëzit të afrohen më shumë.
