Thellohet ndarja Madhesia e germave Edona Peci 13/12/2010 104100

Dallimi dukshem i madh ne mes te pjesemarrjes ne zgjedhje te serbeve ne jug dhe atyre ne veri te Kosoves sipas analisteve shpreh qellimin e Beogradit per te ndertuar nje mur sa me solid ne mes te jugut dhe veriut. Per shkak te situates ne veri vendvotimet mobile te vendosura atje funksionuan deri ne oren 16 duke u mbyllur 3 ore para kohes kur ne pjeset e tjera te vendit u mbyll procesi elektoral.
Serbet e veriut te Kosoves kane bojkotuar edhe kesaj radhe zgjedhjet e organizuara nga autoritetet kosovare - zgjedhjet e para parlamentare ne Kosoven e pavarur.
Per dallim nga zonat e banuara me serbe ne pjesen qendrore te vendit ku sic thuhet nga vete perfaqesuesit serbe eshte shenuar nje pjesemarrje rekord e larte ne votime serbet e veriut kane tentuar te pengojne zhvillimin e ketij procesi.
Gjate dites jane shenuar tri incidente ne veri te Mitrovices. Behet fjale per nje sulm me arme zjarri ndaj Zyres per Monitorim te KFOR-it ne Zubin Potok per nje sulm me mjete piroteknike ndaj nje vendvotimi mobil ne Leposaviq dhe per nje proteste e rreth 40 serbeve po ne kete zone.
Vendvotimet mobile ne veri te lumit Iber te menaxhuara nga Fondacioni Nderkombetar per Sisteme Elektorale IFES u hapen ne oren 9 ndersa u mbyllen ne oren 16.
Zedhenesi i Policise rajonale ne Mitrovice Besim Hoti tha se plani i tille eshte realizuar per shkak te rrethanave ekzistuese ne veri.
Marre parasysh ambientin i cili ka mbreteruar atje dhe sigurisht per shkak te lokacioneve ku jane vendosur pikerisht keto njesi mobile ashtu ka qene e parapare nga vete organizatoret e ketyre zgjedhjeve. Ne aspektin e pergjithshem cdo gje ka shkuar sic ka qene e planifikuar edhe me heret deklaroi Hoti.
Kohe me pare Beogradi zyrtar kishte vleresuar se ne Kosove nuk jane krijuar kushtet qe do te mundesonin pjesemarrjen e serbeve kosovare ne kete proces ndersa perfaqesuesit e 8 subjekteve politike serbe qe garuan ne zgjedhjet parlamentare kane shprehur bindjen se pjesemarrja ne keto zgjedhje eshte ne interesin e serbeve qe jetojne ne Kosove.
Sipas shifrave zyrtare ne Kllokot kane votuar 46.64 ne Partesh 50.8 ne Shterpce 48.55 ne Novoberde kane votuar 50.32 ne Gracanice 41.38 ne Ranillug 33.62 ndersa ne zonat ne veri perkatesisht ne Zubin Potok kutive te votimit u jane drejtuar 6.27 ne Zvecan 1.82 dhe ne Leposaviq 1.51.
Njohesit e rrethanave politike ne Kosove e quajten te pritshem bojkotimin e zgjedhjeve nga banoret serbe te veriut te Kosoves.
Hulumtuesi i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Prishtine Naim Rashiti i tha Radios Evropa e Lire se serbet e veriut mbeten pa vullnet per te bashkepunuar me Prishtinen zyrtare ndersa vazhdojne te ndikohen nga Serbia.
Kjo edhe nje here konsolidon dhe shpreh shume qarte qendrimin dhe qellimin e Beogradit per te ndertuar nje mur sa me solid ne mes te jugut dhe veriut tha Rashiti.
Diferencat e pjesemarrjes ne zgjedhje te serbeve ne veri ndaj pjesemarrjes se tyre ne qender te Kosoves sipas Rashitit deshmojne edhe mospranine institucionale te autoriteteve shteterore kosovare ne ate pjese dhe mosaftesine nderkombetare per te pasur nje qasje me te qarte ndaj shtetit serb.