Citygroup: Greqia del nga eurozona më 1 janar 2013
Samiti i BE-së përfundoi me mbështetjen për qëndrimin e Athinës në eurozonë, por me paralajmërimet se Greqia duhet të respektojë angazhimet e saj, ose nuk do të ketë më para. Liderët e BE-së dhanë vlerësime të qarta për Kryeministrin grek, Pikramenos, se memorandumi mund të ndryshohet disi (jo në linjat e tij themelore) pas formimit të qeverisë së re me një orientim pro-europian. “Eurozona është në dijeni të përpjekjeve të mëdha të bëra nga populli grek, dhe ka treguar solidaritetin e konsiderueshëm me ndihmë financiare. Ne do të sigurojmë fondet dhe mjetet për të sjellë Greqinë në rrugën e rritjes ekonomike dhe për krijimin e vendeve të punës”, thuhet në deklaratë, por “vazhdimi i reformave është jetik për të rivendosur qëndrueshmërinë e borxhit, rritjen e investimeve dhe është garancia më e mirë për një të ardhme të ndritshme në eurozonë. Pas 17 qershorit pritet që qeveria e re greke ta bëjë këtë zgjedhje”, thuhet në deklarata e Samitit të BE-së.
Por, disa ekspertë ekonomie mendojnë se këto janë vetëm nga disa deklarata stimuluese, faktet tregojnë tjetër gjë. Një krye-ekonomist në bankën e dytë më të madhe të tregtimit të parave në botë, “Citygroup”, ka deklaruar se Greqia do të dalë nga eurozona më 1 janar 2013. Majkëll Saunders tha se monedha e re e Greqisë do të bjerë në vlerë menjëherë me 60 për qind dhe do të ketë një krizë zinxhir,por të menaxhueshme në vende të tjera të eurozonës. Në një analizë për klientët e tij, thuhet se gjasat që Greqia të lërë euron në 12 apo 24 muajt e fundit janë ndërmjet 50 apo 75 për qind dhe pritet që të ketë një “përjashtim” të saj nga eurozona në fillim të vitit të ardhshëm.
“Citygroup” ka vlerësuar se Greqia do të dështojë të krijojë një qeveri e cila do të mbështetëse masat e kursimit pas zgjedhjeve të 17 qershorit. Kjo do të krijonte një gjendje pezull mes kreditorëve dhe Greqisë. Saunders tha: “Ne besojmë se dalja e Greqisë do të ndodhë më 1 janar 2013, me vendin që do të qëndrojë në BE dhe të marrë mbështetje nga huat e jashtme, për të evituar trazirat e rënda sociale”, thuhet në analizë.
Skenari i daljes
Pas bisedimeve me dyer të mbyllura në Bruksel, Kryeministri britanik, David Kameron, paralajmëroi liderët e BE-së se duhet të ruheshin nga “sëmundja ngjitëse” dhe se dalja e Greqisë do të stabilizonte ekonominë europiane për vite të tëra.