Parcela me kanabis në fshatin Munaz, në pranga kryeplaku dhe 3 banorë
RUBIK – Policia e Mirditës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Munaz dhe 3 banorë të këtij fshati, të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
Kryeplaku Ndrec Buba u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi nuk kishte lajmëruar autoritetet për kultivimin e drogës në fshatin Munaz të Rubikut.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 3 banorët e arrestuar, Arben e Nikoll Gjini dhe Ermal Pjetri kishin mbjellë kanabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin e tyre.
Arrestimet janë kryer pasditen e sotme nga Komisariati i Mirditës.
(er.nu/BalkanWeb)