Real Madrid nuk heq dorë për Garet Bejl, 120 milionë euro për të
Real Madrid rikthehet fuqishëm në sulm për të marrë shërbimet Garet Bejlit. Ofensiva madrilene është e bërë nga shumë para, por edhe përfshirjen në tratativë të një futbollisti. Bëhet fjalë për Luka Modriç, që mund të rikthehet te Totenhem pas vetëm një viti në “Bernabeu”, lëvizje që pëlqehet edhe nga anglezët. Spursat duken të dorëzuar në luftën për të mbajtur uellsianin në skuadër, dhe rikthimi i Modriç do të kishte sens të dyfishtë, pasi prish edhe planet e Mançester Junajtid, që sheh te kroati alternativën ideale të Fabregasit, i cilësuar i pashitshëm nga Barcelona. Madje kundërpërgjigja ka ardhur me ulje çmimi, pasi nga 140 milionë euro, londinezët tashmë kërkojnë 120 milionë Euro për 24-vjeçarin.
Një shumë që vlen sa treshja Runi-Fabregas-Higuain. Por pavarësisht kësaj çmendurie, duket që kjo tratativë është me një drejtim, pasi futbollisti ka përfshirë edhe familjen në tratativa, ku prindërit e tij i kanë kërkuar presidentit të Totenhemit mundësimin e këtij operacioni. Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, në skenë del edhe drejtori sportiv i Realit të Madridit, Zinedine Zidani, cili u lutet londinezëve të ulen në bisedime. Francezi ka bërë të ditur që ftesa për të luajtur në “Bernabeu” mund të të vijë vetëm një herë në jetë dhe uellsiani nuk dëshiron ta humbasë.
Kujtojmë që Bejl shkoi te Totenhemi për 5 milionë paundë dhe nuk e njihte njeri, por sot është futbollisti më i shtrenjtë.
(E.Ilnica/BalkanWeb)