Bushati në “News24”: Qeveria e re me njerëz të rinj, plot energji e të papërfolur
TIRANE - Sekretari ekonomik në Partinë Socialiste, Ervin Bushati vlerëson përbërjen e kabinetit të ri qeveritar. Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa në rubrikën “Opinion” në “News24”, Bushati komentoi marrjen e mandatit të deputetit, përfshirjen e femrave në kabinetin e ri, si dhe strukturën e ekzekutivit të 4 viteve që vijnë.
Jemi informuar mbi qeverinë e re, kabinetin ri qeveritar, ju merrni mandatin e deputetit. Ju si e keni parë këtë kabinet?
Ka sjelle freski sot në këtë të nxehtë lajmi për ekipin e ri të qeverisjes së Shqipërisë në katër vitet e ardhshme, ka sjellë entuziazëm, shpresë për të ardhmen, ka ngjallur një frymë pozitiviteti nga përbërja e kabinetit të ri qeveritar. Nuk kishte një nisje më të mirë se sa një grup i tillë me njerëz të rinj, plot energji, të papërfolur të cilët kanë treguar me integritetin e tyre se mund të jenë model i çdo shqiptari.
Ka një prani të madhe të femrave në kabinetin e ri...
Shpresoj që sot e tutje, të jemi larg këtij seksizmi mund të themi, të mos shikohen si femra dhe si burra anëtarët e qeverisë, por të arrijmë t’i shikojmë thjesht prej performancës së tyre.
Ju merrni automatikisht mandatin e deputetit tashmë apo jo?
Mendoj që është një vendimmarrje politike e saktë, e përkrahur nga pjesa më e madhe e shoqërisë. E lejon qeverisjen të fokusohet në punën më aktuale për të pasur një qeverisje më të mirë për shqiptarët. Kjo e fokuson qeverinë në punën për të gjithë shqiptarët. Kjo është diçka revolucionare dhe duket se ka gjasa që do të jetë një vendimmarrje e saktë që do të ndryshojë me të vërtetë nivelin e qeverisjes në Shqipëri nga sot dhe në të ardhmen.
Si e shihni veten me mandatin e deputetit?
Kuptohet që është krenari, por duhet të presim se si shkojnë në rrjedhën e tyre ngjarjet. Nuk di të them sipas hapave si do ndodhi në çdo detaj dhe si do jetë fiks, por ndihem krenar që do përfaqësoj PS-në në parlament, një zonë që për mendimin tim është zemra e qytetarisë, zona e pazarit të ri dhe Medresesë. Njësia numër 8 kaloi nga një zonë që historikisht ishte identifikuar me të djathtën, forcë të parë nxori PS-në. Kjo njësi është bastion i qytetarisë. Kjo pak a shumë në këto zgjedhje ka qenë fabula e të gjitha zonave elektorale në Shqipëri. Nuk përfaqësojnë më bastione, por është një zonë e lirë elektorale që vendos kush nga forcat politike ka ofertën më të mirë për një jetë më të mirë. Fakti që sot nuk ka më bastione politike do ta bëjë politikën shqiptare shumë më funksionale, dhe në varësi të elektoratit dhe jo forcave politike.
Duke qenë se jeni sekretari i ekonomisë në PS, dikasteri i Ekonomisë drejtohet nga Arben Ahmetaj, si e shihni figurën e tij?
Mendoj që ka qenë një vendimmarrje e duhur dhe e kaluar prej kohësh për tu ndarë sektori i Ekonomisë dhe Tregtisë me atë të Industrisë dhe Energjetikës. I hap fushë të zhvillohen në mënyrë të pavarur. Ne jemi një vend kapitalist dhe me gjithë përpjekjet vazhdojmë e jetojmë akoma në një sistem ekonomik në tranzicion, i cili nuk e ka marrë lirinë e duhur dhe pavarësinë që i nevojitet biznesit. Clirimi nga monopolet, zhvillimi i tregut, sipërmarrja e re, do të jetë sfida me e madhe për ekonominë shqiptare, e cila në këtë moment krize duhet të tentojë të gjitha dyert për tu hapur në mënyrë sa më të shpejtë.
Do doja të ndalesha tek zoti Gjiknuri, një jurist që merr drejtimin e industisë...
Në këtë ministri ku është shumë i rëndësishëm sistemi rregullator i koncesioneve, mendoj që një jurist është me të vërtetë një zgjidhje e duhur, pasi me modelin ekonomik që ka marrë Shqipëria, ku shumica e koncesioneve ka vajtur jo në të mirë të ekonomisë shqiptare, por sipas kërkesave të caktuara, jo gjithmonë në përfitim të publikut të gjerë. Gjithashtu nuk janë zbatuar kontratat pikë për pikë siç do të ishte në të mirë të sipërmarrjes në rëgjithësi dhe përfitimit publik.
Shtatori do të vijë shpejt dhe programi i PS-së do të jetë ai që do të lakohet më tepër dhe nga ku pritet më shumë. Si e keni parë programin e PS-së?
Fjala program dhe koncepti i programit ishte një proces i nisur që në vitin 2007. Ishte një proces që ka vazhduar me vite. Nuk është një program elektoral, ka qenë një proces i gjatë teknik, akademik, politik, i parë nga të gjitha kendvështrimet. Edhe këto ditë po të shikojmë dhe struktura e ministrive është tërësisht në koherencë me programin e PS-së. Mendojmë që dhe ky do jetë një standard i ri për tu ndjekur nga forcat politike programi është një sistem rregullator përtej parlamentit dhe ligjvënies për të kontrolluar punën e saj.
Po shtimi i ministrive si është parë nga ju?
Nuk mendoj se duhet parë në një format se sa ministra janë, por se sa efikas do të jenë ministrat. S’ka rëndësi ngjyra e maces, mjafton që të kapi minj. Këto struktura të caktuara qartë do të jenë të aftë të punojnë në të mirë të mirëqenies së qytetarëve.
(er.nu/BalkanWeb)