Petriti dhe Klodiana lënë lojën
Një prej banorëve më kontravers në Big Brother Albania 4, djaloshi nga Prishtina, Petriti është larguar së bashku me Klodianën nga shtëpia e reality show-t më të madh shqiptar. Petriti nuk arriti t’i mbijetojë kandidimit gjatë javës, pasi sjelljet e tij brenda shtëpisë besohet të kenë ndikuar te publiku për ta larguar atë. Vetë Petriti pas daljes deklaroi se disa banorë bëjnë lojë të pistë brenda shtëpisë. Në ndërkohë, ‘vëllai i madh’ obligoi banorët ta nominojnë sy më sy njëri-tjetrin. Ata që morën vota më shumë – Alma, Neda dhe Ogreni shkojnë në nominimin e madh të javës, ndërsa të tjerët, jo të nominuarit iu nënshtruan një televotimi të drejtpërdrejt disa minutësh, si pasojë e të cilit nga shtëpia u largua Klodiana.