Paris 2 mije te evakuar nga aeroporti

Më shumë se 2 mijë persona janë evakuuar nga terminali Ruasi i aeroportit Sharl de Gol te Parisit, per shkak se një shtresë e rëndë dëbore është grumbulluar mbi cati. Në maj të 2008, pak pas inagurimit të terminalit, një seksion i konsiderueshëm i catisë së këtij terminali u shemb, duke shkaktuar pesë viktima. Ndërkohë, pasagjerë të shumtë janë detyruar të presin me orë të tëra në këtë aeroport për shkak të kushteve të acarta të motit, që vazhdojnë në të gjithë Europën. Për disa, madje, Krishtlindjet do të vijnë në aeroport. Ky pasagjer spanjoll qe kerkon të fluturojë drejt Madridit, mund të mos jetë në kohë për festën.
"Jam shumë i lodhur për momentin, shumë i lodhur dhe i shqetësuar. Sidomos për fëmijët të cilët nuk kaluar një natë të mirë. Dhe e gjitha kjo mund të kërkojë edhe një natë tjetër këtu, dhe është shumë e vështirë. Ne kemi fluturuar për 13 orë dhe tani na duhet të presim të ulur në stola”, Carmen, një pasagjer spanjoll që kërkon të fluturojë drejt Madridit.
Pesë mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin Sharl de Gol të Parisit. Rreth 50 për qind e fluturimeve janë anuluar. Autoritetet thonë se situata mund të normalizohet në mbrëmje vonë. Air France ka kërkuar zyrtarisht falje ndaj pasagjerëve të vet. Ndërkohë, edhe në vende të tjera, si në Gjermani, Belgjikë dhe Itali ka pasur probleme me motin e keq.
Juli Prifti