Ekspozite pikture per festat

Nje ftese dhe dhurate per miqte ne prag Festash e cileson Agron Jano ekspoziten e tij te celur ne nje nga galerite e Tiranes. Shume peisazhe por edhe kompozime permblidhen ne 38 piktura te cilat ekspozohen per here te pare per publikun e gjere. Arkitekt prej nje jete, ai ka vendosur ti jape me teper hapesire dhe energji nga jeta e tij piktures dhe komunikimit permes ketij zhanri.
"Sidomos tre vitet e fundit kam pasur një rinisje të një dashurie të vjetër, të cilën nuk e kam ndërprerë asnjëherë për faktin që ndihem mjaft mirë pasi mbaroj punën dhe nis të kap penelat. Kisha një sërë punësh në studio, të cilët nuk i kanë parë miqtë të cilët më shtynë që në këtë fundviti tu bëj një dhuratë jo vetëm atyre, po të gjithë dashamirësve që më kanë nxitur në këtë rrugë arti", rrëfen Agron Jano, arkitekt/piktor.
Ne nje fill lekundes mes reales dhe abstraktes tek krijimet e janos verehet mire njohja e vizatimit, e kontrasteve, perspektives, dritehijeve dhe harmonise se ngjyrave e bejne autorin qe cdo punim ta shohe si arkitekt dhe piktor.
Mira Tuci