Cannavaro i thotë lamtumirë futbollit

“Jam i trishtuar, por nuk mund të ankohem. Nga ky sport kam fituar gjithcka”. Më këto fjalë, Fabio Cannavaro ka konfirmuar për agjencinë e lajmeve “ANSA” zërat që vinin nga Dubai, për tërheqjen nga futbolli.
“Mund të kisha pasur edhe një tjetër vit kontratë, por është më mirë të heq dorë. Kam një problem tek gjuri i majtë, që nuk më lë rehat”, ka deklaruar Cannavaro.
Megjithatë, futbollisti ka nënvizuar se tërheqja nga futbolli nuk do të thotë tërheqje nga bota e sportit.
“Këtu duan që të qëndroj dhe më kanë ofruar një kontratë 3-vjecare si drejtues dhe unë e pranova”, ka thënë Cannavaro. Njoftimi i Fabio Cannavaro për tërheqjen, vjen në të njëjtën ditë, kur pesë vjet më pare, Italia fitoi Kampionatin Botëror në Gjermani.