Indiferenca e kinemase. Asnje liber nuk behet film

Letërsia shqipe nuk vuan vetëm mungesën e lexuesit, por edhe indiferencën e kineastëve. Vitet e fundit, asnjë roman apo novelë nuk ka arritur të kthehet në një skenar filmi, duke bërë që librat të mbeten vetëm nëpër stenda në mëshirë të atyre pak shqiptarëve që I blejnë. Poeti dhe shkrimtari Ermir Nika e sheh me shqetësim këtë sjellje ndaj prurjeve të autorëve vendas të cilët shpesh vlerësohen më tepër jashtë kufijve.
“Në asnjë vend të Europës kineastët nuk janë kaq të paditur ndaj kulturës së shkruar. Kemi rastin e Hollivudit, rastin e kinematografisë italiane, franceze. Kineastët, rregjisorët, aktorët janë në kontakt me çdo gjë bashkëkohore që botohet dhe aty marrin subjektet që ndërtojnë atë kinematografi që sot ka atë auditor. Për të ardhur keq që kineastët shqiptarë, më thoni nëse njohin emra të tillë si Kliton Nesturi, Enver Kushi, si Llesh Anaku. Skenarët e Vath Koreshit të cilat janë në sirtarë ende, romanet e Fatos Kongolit…”- shprehet Nika.
Sipas Nikës, letërsia shqipe, veçanërisht poezia shihet me inters në ballafaqime me autorët e huaj. Një shembull i tillë do të jetë pjesëmarja e tre poetëve shqiptar në festivalin Mesdhetar të poezisë në Francë.
“Është një nga festivalet më të mëdhenj në Europë dhe në botë që mbledh poetë nga të gjitha kulturat, gjuhët, në të cilën nxjerr në pah risitë që vihen re në poezinë e sotme botërore, bashkëkohore. Shqipëria ka marrë pjesë edhe herë të tjera me pjesëmarrjen e emrave të njohur të poezisë. Këtë vit do të përfaqësohet nga tre emra, nga poeti I njohur Xhevahir Spahiu, poeti Ali Podrimja dhe nga unë”- tha Nika.
Pavarësisht vështirësive të komunikimit me lexuesin e huaj brezi aktual i shkrimtarëve dhe poetëve shqiptar rreken të përkthejnë në sa më shumë gjuhë të huaja veprat e tyre.
Aurela Papadhima