E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton: Seks, vetem me pak meshkuj

Paris Hilton deklaron se ka pasur lidhje seksuale me pak meshkuj, por askush nuk do ta besonte kete.

Trashegimtarja e njohur ne Hollivud per nje seri lidhjesh sentimentale dhe per nje video seksi qe beri xhiro ne internet, eshte pare shume rralle pa nje partner ne krah.

“Kam patur vetem nja dy lidhje seksuale”, ka deklaruar Hitlon, kur ne fakt vetem vitet e fundit ajo eshte shoqeruar me modelin Jason Shaw, trashegimtarin grek, Paris Latsis, pjesetarin e “Backstreet Boys”, Nick Carter, producentin Rick Solomon, nje tjeter pasanik grek, Stavros Niarchos dhe se fundi me Benji Madden, lidhje qe perfundoi ne nentor.

Ne nje interviste per revisten “Glamour” kengetarja pohoi se ka bere seks vetem me nja dy meshkuj. “Njerezit shpikin histori, por me shumicen e meshkujve une thjesht puthem. Une jam femer e veshtire. Askush nuk do nje cante Prada false, te gjithe duan marken e re, qe eshte shume e shtrenjte, por askush s’mund ta kete”, ka thene Paris.

"Nese heq dore nga nje djale, ai do te doje me shume nese s’mund te te kete”. Kohet e fundit Paris ka hedhur poshte zerat se ka bere operacion gjoksin, duke thene se i pelqen te duket natyrale. “Me pelqen vetja keshtu sic jam”, ka thene ajo.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›