E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri, Nimic takim brenda janarit

I derguari i posacem i OKB-se per ceshtjen e emrit, Metju Nimic do te organizoje brenda janarit nje takim te ri mes negociatoreve greke dhe maqedonas.

Lajmin e ben te ditur gazeta greke “Katimerini”, e cila iu referohet burimeve diplomatike ne Athine.

Megjithate, shton burimi, ne kete takim nuk pritet te regjistrohet ndonje progres thelbesor per shkak te zhvillimit te zgjedhjeve lokale dhe presidenciale ne mars ne Maqedoni.

Gjithashtu, negociatat jane ngadalesuar per shkak te padise qe Maqedonia i beri Greqise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise, shton me tej gazeta.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›