E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hudson rikthehet pas tragjedise ne familje

Vrasja e se emes dhe vellait para pak kohesh nuk e kane shkeputur kengetaren Jennifer Hudson nga bota e artit.

Pak kohe pas tragjedise ne familjen e saj, Hudson ka vendosur te vazhdoje karrieren dhe ajo eshte e gatshme te hedhe ne treg kengen e saj te katert me titull "If This Isn't Love", e marre nga albumi i publikuar vitin e shkuar.

Ne muajin tetor, mamaja dhe vellai i aktores e kengetares, u gjeten te vrare ne shtepine e tyre ne Chikago. Per kete ngjarje, policia arrestoi shtetasin William Balfour, ish bashkeshorti i motres se Jennifer.

Hudson eshte finaliste e American-Idol por ka fituar edhe nje cmim Oscar me filmin “Dreamgirls”.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›