E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anne Hathaway, grusht paparacit

Nese Kate Hudson deklaroi para pak ditesh se i urren paparacet, Anne Hathaway hidhet direkt ne sulm.

Aktorja amerikane e cila ndodhej ne aeroport bashke me vellain Michael, ka sulmuar nje fotograf, duke e goditur me grusht pasi ai i ofendoi vellain edhe pse dora e aktores nuk e preku gazetarin. Protagonistja e “Djalli vishet me Parda” ka sqaruar gjithcka ne lidhje me kete episod.

“Ishte nje periudhe e vertete stresi. Sapo isha ndare me te dashurin Raffaello Follieri, i cili me pas u arrestua. Ne aeroportin e Los Angeles po me fotografonin ndersa po qaja. Per fat te mire me shoqeronte vellai, por ne nje moment u afrua nje fotograf duke ofenduar Michael-in. Ne ate pike nuk pashe me dhe u ktheva per ta goditur. Mberrita deri tek hunda e tij por me mbajten”, shprehet Hathaway.

Ne perfundim te rrefimit, ajo pranon se nese do ta kishte prekur ai grusht gazetarin, atehere ceshtja do kishte shkuar para gjykates. “Ka qene vertet nje moment i keq”, perfundon aktorja.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›