Paris Jackson s'donte të vdiste

Vajza 15 vjeçare e Michael Jackson nuk deshte të vdiste dhe telefonoi një “linjë urgjence” për personat në prag vetvrasje, përpara se të priste venën në kyçin e një dore, raportoi të enjten shtypi amerikan.
Ky është një prej detajeve të zbuluar, në lidhje me tentativën e dështuar të vetvrasjes nga adoleshentja, e cila fillimisht u raportua se kishte tentuar t’i jepte fund jetës nëpërmjet një mbidoze ilaçesh.
Ishte pikërisht kjo linjë ajo që lajmëroi shërbimet mjekësore, të cilat e morën nën përkujdesje vetëm disa minuta pas veprimit të saj, transmeton TCH.
Paris, e cila po rikuperohet dhe është jashtë rrezikut për jetën në një spital të Los Anxhelosit, prej disa muajsh kishte postuar në profilin e saj në disa rrjete shoqërore statuse që pasqyronin një gjendje të trazuara shpirtërore.
Megjithatë, faktet e reja tregojnë se më shumë se një tentativë vetvrasje e mirëfilltë, ajo e Paris ishte një thirrje e dëshpëruar për ndihmë.
E lënduar nga vdekja e babait, Paris është aktualisht nën kujdestarinë e të gjyshes, ndërsa kontaktet e sja me nënën natyrale, Debbie Rowe, janë të kufizuara./Indeksonline/