E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin njofton divorcin "live" në TV

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar fundin e martesës së tij drejtperdrejte në televizion. Vladimir Putin dhe gruaja e tij Lyudmila, bënë publike lajmin e ndarjes në televizionin shtetëror rus.

“Ishte vendim i përbashkët, ne e shohim shumë rrallë njëri-tjetrin, secili prej nesh e ka jetën e tij”, tha Putin.

Prej muajsh të tërë martesa e tyre në krizë është komentuar dhe përfolur nga të gjithë, shkruan BW. Zonja Putin është parë shumë rrallë kohëve të fundit në publik, gjë që ka zgjuar spekulime të shumta të mediave ruse.

Vladimir Putin dhe Lyudmila Shkrebneva u martuan në vitin 1983 dhe kanë dy vajza, që të dyja në të 20-at./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›