Paris: Kurre me Ronaldon

“As e kam cuar ndonjehere ndermend nje lidhje serioze me futbollistet dhe aq me pak me Cristiano Ronaldon. Nuk dua te perfundoj si grate e futbollisteve. Disa jane bere te famshme vetem sepse jane martuar me nje te tille”- shprehet Paris.
Ku shkoi deshira e trashegimtares per te qene si Posh dhe zilia qe kishte per ciftin Victoria dhe David Backham? Kesaj pyetjeje vetem bjondja mund t'i pergjigjet ne na mbetet vetem hamendesimi.
Hilton mbase ka nderruar mendje ose akoma nuk e ka kuptuar qe po bie ne kundershtim me vetveten.
Nderkaq Ronaldo duket se ka ndryshuar ‘trajektore’ me italianen Raffaella Fico edhe pse gjithcka eshte ne formen e thashethemit qe koha do ta vertetoje.
Ndersa per bjonden amerikane nuk ngel gje tjeter vec perditesimi i shprehjes "dhelpra kur nuk kapi rrushin tha eshte i pabere".