E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje festohet titulli kampion i Kategorise se pare

Festa ishte më e fortë se shija e keqe e dhunës. Në Lushnjë, e diela ishte ditë e gëzueshme, ndonëse titulli kampion ishte fituar me kohë.
Në prag të ndeshjes ndaj Partizanit u përurua fusha e re e stadiumit “Roza Haxhiu”, në një ceremoni ku ndodhej kryebashkiaku Fatos Tushe dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Më pas ndeshja, e bukur dhe që përfundoi 2-2, ndonëse e dëmtuar jo pak nga dhuna në tribunat e tifozëve.
Por, përfundimi solli edhe kupën, shpërblimin për Lushnjën kampione të Kategorisë së Parë.
Atmosfera e ndezur në stadium u zhvendos në qendër të qytetit, pikërisht përpara bashkisë ku festa vazhdoi sipas traditës më të mirë në Europë dhe në botë.
Tifozët ishin rrugëve deri në mbrëmje vonë, ndërsa skuadra e trajnerit Bano jep shpresë se do të jetë protagoniste edhe në Superligë, në mënyrë që pas 4 vitesh mungese qendrimi të jetë sa më i gjatë dhe i suksesshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›