Arsenali i "vjelë" tifozët e saj

Skuadra e Arsenalit po vazhdon të ketë fitime të mëdha financiare në skuadër. Por fitimet e saj po vlerësohen si keqpërdorim për tifozët e saj. Kjo pasi që topçinjtë i kanë ngritur çmimet e biletave në shifra enorme për ndeshjen e fundit në "Emrirates" me Wigan.
Ndeshja që do të luhet nesër pritet të mbushë stadiumin e Arsenalit. Bileta më e shtrenjtë do të jetë 1500 funta, ndërsa më e lira 200 funta.
Kjo gjë ka bërë që tifozët e Arsenalit të ngrisin zërin ndaj drejtuesve të skuadrës, gjë të cilën e kanë bërë shpeshherë këtë edicion./Indeksonline/