E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris, bojkotohet çmimi i UNESCO-s

UNESCO shpërndau në Paris çmimin për arritje jetësore në shkencë në një ceremoni që u bojkotua nga udhëheqësit evropianë për shkak se çmimi ishte financuar nga udhëheqësi i Guinesë Ekuatoriale.
 

Grupet e të drejtave të njeriut e akuzojnë udhëheqësin guinez Teodoro Obiang si një njeri të korruptuar që mban popullin në varfëri, pavarësisht pasurive me naftë që ka vendi.

Me anë të një deklarate, 7 grupe të të drejtave të njeriut e cilësuan vendimin UNESCO-s për të dorëzuar çmimin, si të turpshëm dhe të papërgjegjshëm.

Çmimi iu dha të studiuesve nga Egjipti, Meksika dhe Afrika e Jugut, të cilët morrën secili nga 100.000 dollarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›