E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka HSBC ne hetim nga Senati Amerikan

Një hetim nga Senati amerikan ka gjetur se kontrolle të dobëta në bankën globale HSBC u kanë lejuar trafikantëve meksikanë të drogës dhe kriminelëve të tjerë për të pastruar miliarda dollarë në Shtetet e Bashkuara.
Një raport i lëshuar në prag të një seance të Senatit për këtë çështje qe zhvillohet sot, thuhet se banka HSBC me bazë në Londër gjithashtu ka bërë biznes me firmat të lidhura me terrorizmin dhe ka anashkaluar sanksionet financiare amerikane ndaj shteteve të papërgjegjshme si Irani.
Në raport thuhet se drejtuesit e bankës HSBC dhe rregullatorë amerikanë shpërfillën shenjat paralajmëruese dhe dështuan për të ndaluar veprimet e paligjshme mes viteve 2002 dhe 2010, efektivisht duke u dhënë kriminelëve dhe terroristëve një hyrje në sistemin financiar amerikan.
HSBC, banka më e madhe e Evropës, ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se drejtuesit e saj do të kërkojnë falje në seancën në Uashington, gjatë së cilës senatorët do të marrin në pyetje zyrtarë bankarë dhe rregullatorë amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›