Obama emëron dy ambasadorë të rinj

Presidenti amerikan, Barak Obama, emëroi dy diplomatë veteranë në postet e ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Pakistan.
Një deklaratë për mediat e Shtëpisë së Bardhë bëri të ditur se Obama ka emëruar ish-ambasadorin në Emiratet e Bashkuara Arabe, Riçard Ollsën, si përfaqësues të vendit në Pakistan.
Ambasadori në largim në këtë shtet, Kemerën Manter, ka dhënë dorëheqjen në muajin maj kur dhe përshkallëzuan tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit për shkak të vrasjes së një kryeterroristi nga forcat amerikane dhe një sulmi ajror amerikan gjatë të cilit u patën vrarë edhe 24 ushtarë pakistanez.
Deklarata njoftoi gjithashtu se zëvendësambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara në Kabul, Xhejms Kaninghem, do ta zëvendësojë ambasadorin Rajën Kroker, i cili paralajmëroi dorëheqjen për shkaqe shëndetësore.
Dy diplomatët e sapoemëruar thuhet se do të shërbejnë në këto poste në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përgatiten për t`i tërhequr forcat nga Afganistani deri në vitin 2014.