Paris, sulmohet ambasada iraniane

Protestues, mbështetës të opozitës iraniane sulmuan ambasadën e shtetit islamik në Paris. Protestuesit përdorën bojë të gjelbër për të shkruar parulla kundër regjimit të presidentit Mahmoud Ahmadinejad. Policia konfirmoi sulmin ndërsa jashtë ambasadës ende mund të dalloje gjurmë të bojës së gjelbër e masat e sigurisë para selisë së fortifikuar të ambasadës ishin edhe më të larta.
Akti vandal para ambasadës iraniane në Paris pason sulmin kundër
ambasadës italiane në Teheran nga anëtarë të milicisë fetare Basixh.
Agjencia gjysmëzyrtare iraniane Fars gjithashtu foli për protesta
proqeveritare në afërsi të ambasadave franceze dhe italiane. Sipas
ministrit të jashtëm Franko Fratini se dhjetra manifestues brohoritnin
“Vdekje Italisë” dhe “Vdekje Berluskonit”. Ai tha se protestuesit hodhën
gurë kundër selisë së përfaqesisë diplomatike e cila mgja nuk pësoi
dëmtime.
ALSAT
< I mëparshmi