Drejtuesit e universiteteve propozime të reja për maturën
Risite e matures shteterore, qe u bene publike nje dite me pare nga kreu i Arsimit Myqerem Tafaj jane pershendetur dhe nga dekanet e fakulteteve te Universitetit te Tiranes. Por serish, duhet te behen ndryshime, per pranimet e te rinjve ne universitete. Nje ide do te ishte rritja e koeficentit te mesatares, por edhe korrigjimi i testeve ne menyre elektronike, per te shmangur keshtu cdo lloj abuzimi, por edhe gabime ne hedhjen e rezultateve. Keshtu u shpreh dekani i fakultetit te Histori-Filogjise Shezai Rrokaj, ne nje interviste per Alsat.
"Mendoj qe vitin qe vjen duhet te mbyllet gjithe cikli i percaktimit te
matures shteterore, ku te ndahet perfundimisht matura shteterore nga
pranimet ne universitete qe eshte shume e rendesishme dhe e dyta, qe tu
jepet nje koeficient vleresimi shume me i madh i kater viteve te
studimit dhe provimet e letresise dhe matematikes te perfshihet ne
teresine e notave qe merr nxenesi gjate 4 viteve", thote Shezai Rrokaj,
dekan i fakultetit te Histori-Filologjise.
Rrokaj thote se edhe kete vit, jane propozuar me shume kuota te reja
pranimesh, duke patur parasysh kerkesat ne rritje, te maturanteve qe
duan te ndjekin arsimin e larte. "Duke menduar shkollen si nje te drejte
te tyren dhe ne keto kushte ne kemi propozuar kuota 10 per qind me te
larta se sa viti i meparshem", vijon Rrokaj.
Nje dite me pare, ministri Tafaj deklaroi rregulloren e matures
shterore, ku e reja me e rendesishme, ishte perfundimi i gjithe procesit
ne 30 qershor, dhe nuk do te kete me formular A3 dhe A4, per
maturantet.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi