Paris u grind me vëllanë para se të priste venat

E bija 15 vjeçare e Michael Jackson kishte pasur një grindje me vëllain më të madh Prince para se të tentonte të vriste vetën.
Burimet i kanë thënë magazinës “US” se Paris dëshironte që të kalonte më shumë kohë me nënën e tyre biologjike Debbie Rowe, dhe Prince nuk e kishte aprovuar këtë afërsi të tyre.
“Paris e dëshiron nënën e saj në jetë, por Paris ishte e vogël derisa Princ kujton gjithçka të keqe që babai Michael u kishte thënë atyre për Debbie. Prince ndjen sikur Paris po e tradhton babanë e tyre duke u lidhur me Debbie”, ka thënë burimi.
Por Paris, rregullisht e kishte vizituar Roëe, 54 vjeçare, pasi dëshironte të njihte nënën e saj, e cila ishte e martuar me babanë e saj nga viti 1996 deri më 1999.
“Paris vendosi të njihte të ëmën dhe zbuloi se ajo i pëlqente shumë. Ajo pëlqen tregimet që Debbie i tregon asaj për të atin. Paris dhe Princ grindeshin tërë kohën dhe kjo ka ndikuar keq në 15 vjeçaren”, ka treguar burimi.
Paris kishte tentuar të vriste veten, derisa gjendja e saj shëndetësore tani thuhet se është e mirë. Mediat kanë filluar të shkruajnë arsye të ndryshme që kanë mund të çojnë 15 vjeçaren në këtë veprim./Indeksonline/