Shpati një e shkuar e harruar për Afërditën

E shumë komentuara Afërdita Dreshaj, duket se e ka lënë pas krahëve gjithë historinë e saj me Shpat Kasapin.
Derisa në deklaratat e mëparshme që ajo bënte, ishte e pashmangshme që pjesë e tyre të mos jetë edhe Shpat Kasapi. Por kjo mbetet në të kaluarën, pasi Afërdita nuk do t'i dëgjojë as emrin.
Për një revistë shqiptare ajo ka refuzuar të flas kur është pyetur për të.
"Jo. Të lutem, mos më pyet". "Nuk flas fare për këtë pjesë. Jam single por jo në kërkim të dashurisë, jam në kërkim të arritjeve profesionale këto kohë".
Për momentin ajo ndodhet në Prishtinë për xhirimet e klipit të këngës që ka në duet me reperin Lumi B. Ajo ka paralajmëruar përmes rrjetit twitter se klipi do të jetë gati shumë shpejt, dhe do të jetë në dispozicion për adhuruesit./Indeksonline/