ParisTakim i ministrave te financave te G-20

Ministrat e financave te 20 ekonomive me te medha te botes jane mbledhur ne Paris ne perpjekje per te zgjidhur krizen e borxhit ne Europe e cila po kercenon qe te shtyje ekonomine boterore ne nje tjeter recesion.
Takimi qe zhvillohet sot dhe neser me ministrat e financave pritet qe te marre ne shqyrtim disa mundesi te cilat mund te ndihmojne ne stabilizimin e tronditjes disa javore te tregjeve financiare globale si dhe te zbusin borxhin financiar te Greqise.
Disa udheheqes sugjerojne se borxhi i Greqise duhet te shkurtohet ndjeshem cka do te sjelle pamundesine e saj per te permbushur detyrimet e saj financiare. Kjo situate do te detyronte investitoret qe te perballen me borxhin grek duke u detyruar te humbasin me shume se 21 per te cilen kishin rene dakort. Nese arrihet shkurtimi i borxhit investitorte e huaj duhet te perballen me humbje deri ne 60 te investimit te tyre ne Greqi.
Pervec kesaj udheheqesit e tjere europiane po nxisin bankat qe te rrisin ndjeshem rezervat e parave kesh per te perballuar humbjet e mundshme ne borxhin grek dhe vendeve te tjera borxhit i te cilave ende vazhon. Disa mendojne se duhet shtuar kapaciteti i kreditimit te Fondit Monetar Nderkombetare.
Por nuk pritete nje konsensus i menjehershem per ate cka do te paraqesin minisrat e financave ne takimin e udheheqesve europiane ne 23 tetor ose ne takimin e nivelit te larte te G20 i cili do te zhvillohet ne fillim te nentorit.