Terhiqen akuzat ndaj Strauss-Kahn

Pasditen e sotme u terhoqen akuzat e ngritura ne nje Gjykate Franceze per abuzim seksual ndaj ish-kreut te FMN-se dhe ish-kandidatit potencial per President te Frances Strauss-Kahn. Ne dhenien e vendimit trupi gjykues u shpreh se ndersa ekzistonin prova per nje aktivitet seksual te te pandehurit nuk kishte asnje fakt qe te vertetonte se marredhenia kishte qene e padeshiruar nga partnerja e tij. Akuzuesja e njeriut politik ishte shkrimtarja franceze Tristane Banon. Sipas saj ai u perpoq ta perdhunonte ne vitin 2003. Padia u ngrit prej saj ndersa Strauss-Kahn u vendos ne qender te syrit te ciklonit kur u akuzua per perdhunimin e nje punonjese hoteli ne Nju Jork ceshtje e cila gjithashtu u terhoq me vone. Sipas mbeshtetesve te Strauss-Kahn sulmet jane orkestruar nga Presidenti aktual i Frances Nicolas Sarkozy per te shkaterruar reputacionin e tij duke e penguar qe te kandidonte ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.