E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule Kusht per Serbine dialogu me Kosoven

Bashkimi  Evropian këmbëngul se kusht për  aderimin në bllok të Beogradit mbetet  dialogu me Prishtinën. Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka deklaruar sot se Komisioni Evropian do të rekomandojë  datë për fillim të negociatave me Serbinë, kur të arrihet përparim i rëndësishëm në vazhdimin e dialogut me Kosovën.  

Në një konferencë për shtyp në Qeverinë e Serbisë, pas mbledhjes së Këshillit për Integrimin Evropian, Fyle u shpreh  se raporti i Komisionit Evropian, në mënyrë të hapur, ia ka bërë të qartë Serbisë se ekziston vetëm një prioritet, e ky është vazhdimi i dialogut dhe përmirësimi i raporteve me Kosovën.

“Topi është në pjesën tuaj të terrenit dhe kur të ketë përparim në dialog, Komisioni Evropian do të propozoj datën e fillimit të bisedimeve për pranim”, citohet komisioneri Fyle. I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Prishtina e frenon vazhdimin e dialogut, ai ka theksuar se për dialog gjithnjë duhen dy palë dhe se po punohet që të krijohet atmosferë e dialogut dhe e besimit reciprok.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›