E Diel, 1 Nëntor 2026

Pres. Obama Uashingtoni garanton qe Irani do te pagoje nje cmim

Presidenti i Shteteve te Bashkuara Barak Obama tha se Uashingtoni garanton qe Irani do te paguaj nje cmim per tentativen per atentat ndaj ambasadorit saudit ne Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama foli sot para gazetareve gjate nje konference te perbashket per shtyp me Presidentin koreano-jugor Lee Myung-bak ne Uashington.

Ai tha se eshte e qarte qe individe te brendshem te qeverise iraniane ishin ne dijeni te komplotit duke e quajtur ate pjese te nje sjelljeje te rrezikshme dhe te pamatur.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do te marrin parasysh te gjitha alternativat per tiu pergjigjur komplotit dhe se do te fillohej duke aplikuar sanksione te metejshme per te izoluar Teheranin.

Nderkohe Arabia Saudite  e ka akuzuar Iranin se po perpiqet te siguroje ndikim nderkombetar permes vrasjeve pasi Shtetet e Bashkuara e akuzuan Teheranin si ideator te nje komploti per vrasjen e ambasadorit te Arabise Saudite ne Washington. Ministri i Jashtem saudit Princi Saud al-Faisal tha sot gjate nje vizite ne Australi se vendi i tij po perpiqet per tiu kunderpergjigjur veprimeve te Iranit dhe se nuk perkulet para presioneve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›