E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parisi zyrtar përshëndet zgjedhjet e lira në Liban

Paris - Paris zyrtar përshëndeti zhvillimin demokratik të zgjedhjeve legjislative ditën e diele në Liban. Franca bën thirrje për ruajtjen e një dialogu mes libanezëve, pas disfatës së Hezbollahut përballë koalicionit properëndimor.

“Këto zgjedhje, të karakterizuara nga një pjesëmarrje e lartë, pasqyrojnë fuqinë e demokracisë libaneze. Parisi shpreh kënaqësinë për zhvillimin e rregullt të këtyre zgjedhjeve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Eric Chevallier.

Kampi i drejtuar nga Hezbollahu, aleat i Iranit, pësoi disfatë dje gjatë zgjedhjeve, kundrejt koalicionit të mbështetur nga Perëndimi, që tashmë pritet të përballet me sfidën e shmangies së një krize të re në vend.

"Franca, mike e të gjithë libanezëve, dëshiron që atmosfera e dialogut që mbizotëron që prej një viti të vazhdojë, në interes të stabilitetit dhe të unitetit të të gjithë Libanit", vazhdon komunikata e Ministrisë së Jashtme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›