E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: Vrasja e Emit ishte aksident dosja në gjykatë

TIRANE- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia të ish-të dashurës së tij, Emmy. Në dosjen e prokurorisë thuhet se biznesmeni dhe këngëtarja kanë pasur një lidhje intime dhe pasi janë ndarë kanë lindur mosmarrëveshjet mes tyre.

Prokurori Ervin Karanxha pas shumë hetimesh, ka arritur në konkluzionin se biznesmeni kosovar nuk ka pasur qëllim ta vrasë këngëtaren, por vdekja e saj pas përplasjes nga makina ka ardhur si pasojë e pakujdesisë. Aziz Kelmendi do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve për të dhënë llogari për krimin e kryer.

Në gjyqin ndaj tij do të dëshmojnë dhjetëra persona, mes tyre dhe këngëtarë të njohur, miq të Emmyt.

Emmy humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit 2011, në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë.

Që prej asaj nate biznesmeni kosovar, pronar i bisa pabeve e lokaleve në Kosovë, si dhe babai i 5 fëmijëve me dy martesa të ndryshme ndodhet i arrestuar për akuzën e vrasjes së këngëtares me origjinë nga Skrapari.

47 vjecari pretendon se vdekja ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme sic deklaruan familjarët e Emmyt.
Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: "Let it play", "Pse të dua ty", "Rastësisht u pa¬më", "A ma jep", etj.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›