E Diel, 1 Nëntor 2026

Proces transparent

Një ditë pas reagimit të ambasadorit amerikan, Kristofer Dell për mënyrën e koncesionimit të Aeroportit të Prishtinës, ka reaguar edhe ambasadori francez në Kosovë Jean - François Fitou.

I përfshirë disa here në takimet që kanë pasur të bëjnë me dhënien me koncesion të Aeroportit, ambasadori francez thotë se gjithçka ka qenë transparente.

“Sa i përket Aeroportit të Prishtinës, nuk ka asnjë fakt se ka pas manipulim të këtij procesi. Procesi ka qene transparent. Ne kemi marrë pjesë në disa takime. Nuk ka pasur ndonjë shenjë që ne kemi mundur ta vërejmë se procesi po manipulohet dhe nëse dikush ka diçka, le të na i sjellë ato. Është lehtë të bërtasësh, të qashë dhe të pretendosh se ka pasur keqpërdorime pa pasur fakte”, thotë Jean - François Fitou.

Mënyra se si ka shkuar procesi i koncesionimit të Aeroportit është mesazhi më i mirë për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Madje vetë ambasadori i Francës thotë se ju ka shkruar disa kompanive të mëdha franceze që të shikojnë mundësitë e investimeve në Kosovë.

“Unë ju kam shkruar disa kompanive që të investojnë në Kosovë, sepse këtu ka kushte për të investuar. Kosova është e gatshme të pranojë investitorë të huaj dhe nëse të gjitha proceset shkojnë siç ka shkuar procesi i koncesionimit të Aeroportit, është shumë mirë për Kosovën dhe të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë këtu”, tha Fitou. Në fund ambasadori francez porositë qytetarët e Kosovës që t’u besojnë resurseve të veta dhe investimet e huaja t’i shohin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›