E Diel, 1 Nëntor 2026

Parkon gabim motorin, sulmohet me thika

Një 32-vjeçar dhe një 26-vjeçar kanë mbetur të plagosur rëndë pasditen e djeshme pas një përleshjeje me thika. Të plagosurit janë transportuar për në spitalin e Sarandës, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim për tentativë vrasje vëllain e tij, Aleks Ruçi. Konflikti ka nisur si një debat për parkimin e një motori, por ka degjeneruar në përleshje me thika mes dy shtetasish, nga të cilët dy kanë mbetur të plagosur dhe një është shpallur në kërkim. Burimet policore thanë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Shënjan, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë. Konflikti për parkimin e një mjeti ka çuar në acarimin e situatës, që ka përfunduar deri në goditjen me thika mes vëllezërve Aleks e Halim Ruçi dhe shtetasit Tigri Haxhi, 35 vjeç, banor i Bamatatit. Si pasojë e grindjes, ky i fundit ka mbetur i plagosur rëndë me thikë në gjoks e ije. Po kështu, një nga vëllezërit Ruçi, Halimi 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Delvinë, ka marrë dëmtime në kokë dhe fytyrë. Dy të plagosurit janë dërguar në urgjencën "Stefan Mekshi" në Sarandë, ku mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shumë forca policie, të cilat kanë bërë menjëherë identifikimin e autorit të ngjarjes. Ai është vëllai i Halimit, pikërisht shtetasi Aleks Ruçi, i cili është larguar menjëherë pas gjakosjes të Tigrit dhe Halimit dhe është shpallur në kërkim për veprën penale, "vrasje me dashje, e mbetur në tentativë", parashikuar nga neni 76 e 22 i Kodit Penal. Protagonisti i ngjarjes, Aleks Ruçi, mësohet se është kontingjent i policisë, i dënuar si anëtar i një bande prej 6 personash, që kryente grabitje me armë në aksin Vrion-Muzinë në vitet ‘97-‘98.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›