E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për këtë vit, shënohen gjashtë policë të vrarë

Vrasja e katër oficerëve të policisë është ngjarja më e rëndë që ka përjetuar policia shqiptare gjatë 12 viteve të fundit, pasi që në vitin 1997, nuk ishte shënuar një dramë kaq tragjike. Por, dhimbja ka qenë e njëllojtë për të gjithë ata punonjës policie që kanë rënë në krye të detyrës, e sot prehen në paqe. Me katër viktimat e djeshme, numri i policëve të vrarë për këtë vit ka shkuar në gjashtë, pasi dy kolegë të tyre, u ekzekutuan në muajin mars të këtij viti në Kukës. Më 24 mars të këtij viti, Shkëlzen Dobrusha dhe Ramazan Hila kanë hyrë në një lokal, jo shumë larg postës së policisë. Pas disa minutash, Afrim Hasani, i armatosur, u është afruar dhe i ka qëlluar për vdekje. Shkëlzen Dobrusha, 28 vjeç, ishte baba i tre fëmijëve nga fshati Shënmëri i Kukësit. Dobrusha është diplomuar në Akademinë e Policisë në vitin 2004 dhe prej asaj kohe është kthyer në vendin e lindjes për t‘i shërbyer Policisë së Shtetit në sektorin e policisë rrugore. Ai do të mbahet mend te kolegët për korrektesën dhe profesionalizmin në detyrë. Ndërsa Ramadan Hila, 43 vjeç, ishte baba i katër vajzave dhe ishte plagosur edhe një herë tjetër në krye të detyrës në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës, në kohën që po mbronte forcat e UNHCR. Hila shërbente në Policinë e Shtetit që prej vitit 1992 në sektorin e rendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›