Keshilli i Sigurimit hape sot bisedimet per Palestinen
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të hapë sot bisedimet rreth kërkesës palestineze për shtet me të drejta të plota në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, ka dorëzuar të premten zyrtarisht kërkesën, ndërsa të dielën ai është pritur si hero nga populli i Ramallahut.
Shtetet e Bashkuara, aleatët kyçe të Izraelit, kanë kërcënuar se do të përdorin veton nëse çështja shkon për votim në Këshillin e Sigurimit.
Uashingtoni thotë se mbështet shtetin palestinez, por, sipas tij, një gjë e tillë duhet të arrihet përmes bisedimeve izraelito-palestineze, e jo përmes votimit në OKB.
Palestinezët thonë se nuk do të rinisin bisedimet derisa Izraeli të ndalojë plotësisht ndërtimin e vendbanimeve në Bregun Perendimor.
Izraeli ka thënë se ngrirja e vendbanimeve është parakusht i papranueshëm.