Stefanovic takim me nderkombetaret

Kryenegociatori serb Borko Stefanovic do të zhvillojë më parë një takim me zyrtarë ndërkombëtarë para se të marrë pjesë në raundin e ri të bisedimeve me palën kosovare.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Brukseli ka pranuar kërkesën e bërë nga Beogradi, i cili e kishte parashtruar edhe si kusht për bisedimet me Prishtinën.
Sipas burimeve, zyrtari serb do të takohet me ndërmjetësin e BE, Robert Cooper dhe zyrtarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, me të cilët do të diskutojë mbi cështjen e pikave kufitare të Bërnjakut dhe Jarinjës.
Raundi i ri i dialogut Prishtinë-Beograd është parashikuar të mbahet në datat 27 dhe 28 shtator, sikurse herët e tjera në Bruksel.
Negociatorja kosovare, Edita Tahiri deklaroi të premten se mes temave që do të trajtohen këtë herë do të jenë edhe telekomunikacioni e energjia. Megjithatë, Tahiri theksoi se do të preket edhe vonesa e zbatimit të pesë marrëveshjeve të arritura në raundet e mëparshme.
“Ne si qeveri do të shtrojmë cështjen e moszbatimit të marrëveshjes për tregtinë e lirë dhe atë të vulave doganore”, deklaroi Tahiri.
Ajo shtoi se, bisedimet do vazhdojnë deri në momentin kur Bashkimi Evropian të shterojë të gjitha mjetet diplomatike për të bërë presion ndaj Beogradit për zbatimin e pakteve.
Raundi i fundit mes palëve ka qenë ai i dy shtatorit në Bruksel, ku u arritën dy marrëveshje, ajo për vulat dhe doganat, si dhe ajo për regjistrin kadastral.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Mitrovicë, tensionohet situata në veri
Trupat e KFOR-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë një grup serbësh që kundërshtonte mbylljen e rrugës alternative Kosovë-Serbi, si dhe për heqjen e barrikadave në afërsi të Jarinjes. Ndërhyn KFOR, heq barrikadat
Trupat e NATO-s kanë filluar largimin e barrikadave të cilat janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës. Kosovë, “korrupsion masiv me tenderat”
Korrupsioni në Kosovë është një fenomen mëse real, që ka depërtuar në organizmat më të lartë shtetërorë e institucionalë. Zgjatet paraburgimi për ish-luftëtarët e UCK
Gjykata e qarkut në Prishtinë u ka zgjatur paraburgimin edhe për 2 muaj 4 ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilët akuzohen për cështjen “Kleçka”. Hoxhaj, takime me homologët në Nju Jork
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pritet të takohet me zyrtarë të shteteve të tjera që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.
Lajmet kryesore
Mitrovicë, tensionohet situata në veri
KFOR-i shpërndan me gaz lotsjellës serbët
Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Bulqizë, një minator braktis grevën
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Peshkopia ende pa ujë