Kolumbi zbulohet nendetesja e kokaines

Agjentët e anti-drogës në Kolumbi kanë sekuestruar një nëndetëse për të trafikuar kokainë, e dyta brenda dy ditëve.
Policia lokale deklaron se nëndetësja, me vlerë 2 milionë dollarë, mund të qëndrojë nën ujë deri në 10 ditë.
Sipas burimeve, objekti është në gjendje të transportojë një ekuipazh prej pesë personash, në aksin Kolumbi-Amerikë Qendrore dhe kthim, pa u zbuluar nga radarët.
Nëndetësja u gjet në një xhungël në perëndim të provincës Coko, pasi policia kishte siguruar disa informacione. Oficerët udhëtuan me helikopter mbi xhunglën e dendur në afërsi të brigjeve të Paqësorit.
Nëndrejtori i agjencisë së anti-drogës, koloneli Carlos Enrique Rodriguez Gonzales tha për BBC se, mjeti lundrues kishte një teknologji më të avancuar nga sa mendohej.
“Nëndetësja mund të udhëtojë deri në 5 metra nën ujë dhe të qëndrojë nën sipërfaqe deri në 10 ditë, duke bërë të mundur transportimin e drogës në Amerikën Qendrore dhe kthimin në Kolumbi pa u zbuluar”, tha koloneli Gonzales.
Ai saktësoi se vetë nëndetësja nuk ishte shumë e shtrenjtë për t’u ndërtuar, ndërkohë që me mjetet e sofistikuara të komunikimit dhe pajisjet e lundrimit e conin vlerën e saj në 2 milionë dollarë.
Objekti, që ishte fshehur në një kasolle prej druri, është i gjatë 12.2 metra, i gjerë 3.4 metra dhe 5 metra i lartë. Ai përbëhet nga celik i fortë dhe i mbuluar me fibra xhami.
Koloneli Gonzales deklaroi gjithashtu se, nëndetësja i përket krahut më të madh paraushtarak të Kolumbisë, Forcat e Armatosura Revolucionare Kolumbiane, që vetëfinancohet me trafikun e drogës.
Zyrtari i lartë shtoi se ajo ishte ndërtuar me urdhër të Jorge Neftali Umenza Velasco, që konsiderohet si drejtuesi i një prej njësive kryesore të FARK.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Imazhi i integrimit
Dorian Koci - Realiteti në ditët e sotme në Shqipëri është një imazh. Si i tillë ai është i mbështetur më shumë në perceptime imagjinare sesa në perceptime të vërteta. Tirania shqiptare si fenomen dhe diktaturë
Në shitje libri i Spartak Ngjelës, “Përkulja dhe rëndia e Tiranisë shqiptare”-1957-2010. Autori analizon ngjarjet e diktaturës komuniste si marrëdhënie shoqërore që dominohen nga terrori shtetëror. Vizat, Brukseli i shqetësuar
Belgjika, Gjermania dhe Suedia ankohen në Komisionin Europian për rritjen e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit që përfitojnë nga regjimi i lirë i vizave. Berisha injoron paketën e PS-së
I sapokthyer nga Shtetet e Bashkuara, kryeministri Sali Berisha nuk mbajti ndonjë qëndrim të qartë rreth paketës me 10 kërkesa të opozites, në këmbim të së cilës Partia Socialiste do të bashkëpunonte me mazhorancën për marrjen e statusit kandidat në Bashkimin Europian. KQZ, 'ok' djegies së fletëve të votimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi me unanimitet me 7 vota pro dhe asnjë kundër, djegien e fletëve të votimit të zgjedhjeve të 8 majit.
Lajmet kryesore
Mitrovicë, tensionohet situata në veri
KFOR-i shpërndan me gaz lotsjellës serbët
Tiranë, ekzekutohet Arjan Selimi
Bulqizë, një minator braktis grevën
Hipoteka nis rivlerësimin e pronave
Peshkopia ende pa ujë