Kryeministri Rama vizitë pune në Bruksel, takim edhe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel

Integrimi i Shqipërisë, por edhe problematikat në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duket se do të jenë në epiqendër të një vizite që kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë gjatë ditës së nesërme në Bruksel.
Kryeministri Rama do të niset që sonte në mbrëmje drejt Brukselit, ku pritet të zhvillojë edhe një takim me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Përveç temës së strehimit të emigrantëve, në këtë takim pritet të diskutohet edhe për integrimin e vendit në BE.
Në kuadër të kësaj vizite në Bruksel, publikohet edhe agjenda e takimeve të kreut të qeverisë shqiptare edhe në kuadër të konferencës së VI për mbështetjen e së ardhmes të Sirisë dhe Rajonit.
Agjenda e kryeministrit Rama nesër në Bruksel
Ora 08.15
Mbërrija e delegacionit (transmetim i drejtpërdrejtë)
09.00
Fillimi i Konferencës VI të Brukselit për Mbështetjen e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit – Takimi ministror
Seanca e mëngjesit (e hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi i Konferencës: Z. Josep Borrell Fontelles, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit Evropian
– Diskutimi nga vendet që strehojnë numrin më të madh të refugjatëve sirianë në rajon
– Ndërhyrje nga përfaqësues të Shoqërisë Civile
11.15
Foto familjare në transmetim të drejtpërdrejtë
11.30
Konferenca për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë
13.30
Seanca e pasdites pjesa I (sesioni I hapur)
– Fjala e hapjes nga Kryesuesi: Z. Oliver Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
+/- 15.30
Seanca plenare e pasdites pjesa II (sesioni publik)
– Deklaratat dhe shpalljet e zotimeve nga delegacionet pjesëmarrëse
17.30
Komentet përmbyllëse në transmetim të drejtpërdrejtë.
/rtsh.al/