E Diel, 1 Nëntor 2026

“Parku Rinia”, ndër zgjedhjet kryesore të fundjavës në Korçë

TIRANË, 2 maj/ATSH/ Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri.

Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore që ofron qyteti jo vetëm për banorët, por edhe pë pushuesit që zgjedhin freskinë e Korçës.

Janë të shumtë ata të cilët mund të pushojnë në park, të shijojnë gjelbërimin, të pedalojnë, ndërsa fëmijët mund të luajnë në këndet e lojërave të krijuara enkas për ta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park, i cili ofron po ashtu një biodiversitet të pasur edhe për sa i përket faunës.

Parku i Korçës, me një shtrirje prej 100 mijë metrash katrorë, është i veçantë sa i përket shumëllojshmërisë së drurëve dhe bimësisë.

Parku, i ndodhur në veriperëndim të qytetit, është krijuar 60 vjet më parë për të qenë mushkëria e Korçës dhe frekuentohet nga dhjetëra qytetarë të moshave të ndryshme.

Falë investimit për rehabilitimin e tij, kjo pjesë e gjelbër e Korçës u shndërrua në një park model me standarde europiane, me qëllim që të jetë sërish dhe vetëm në funksion të qytetarëve.

1 nga 7

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›