Trepça '89 - Hysi 1:0 (0:0)

Mitrovicë, 1 shtator - Mbrojtësi Blerim Berisha ishte hero i Trepçës '89 në ndeshjen kundër Hysit, të zhvilluar të mërkurën në Mitrovicë në kuadër të javës së katërt të Raiffeisen Superligës. Berisha shënoi golin e vetëm të ndeshjes që i takoi ekipit vendas me rezultat minimal 1:0. Luhej minuta e 75-të kur Berisha nga afërsia plason topin në rrjetën e portierit mysafir Afrim Ademi. Paraprakisht Ibrahim Peci harkoi në zonë, ndërsa gjuajtjen e Bajram Zuçakut me kokë gardiani Ademi e dëboi deri te këmbët e Berishës.
Me këtë fitore Trepça '89 ngrihet në kuotën e shtatë pikëve dhe zë vendin e katërt në tabelë, derisa Hysi mbetet në gjashtë pikë dhe renditet dy vende më poshtë.
Me këtë fitore Trepça '89 ngrihet në kuotën e shtatë pikëve dhe zë vendin e katërt në tabelë, derisa Hysi mbetet në gjashtë pikë dhe renditet dy vende më poshtë.