E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku kombëtar i Thethit, problematike rruga

Vijon problematike situata në rrugën që të con në parkun kombëtar të Thethit edhe pas 2 javësh punë për ta zhbllokuar atë nga dëbora. Në kohën kur kanë nisur pergatitjet për sezonin turistik veror rruga e Thethit në zonën e Dukagjinit të Shkodrës vazhdon të mbajë larg turistët, pasi lartësia e dëborës të rënë gjatë këtij dimri arrin nga 3 deri ne 5 metra.

"Drejtoria rajonale e rrugeve ka marr të gjitha masat e duhura duke punar me tre mjete, nje traktor me zinxhire dhe dy fadroma, që po punojnë në të dy krahët e rrugës po punojnë për hapjen e rrugës më të bukur turistike që është për zonat malorë, pika turistike e Thethit. Hapja e saj është tepër e vështirë, është dashur të punohet në tri faza", thote Nesti Kiri, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Rrugeve, Shkodër.

Mospastrimi i rrugës gjatë gjithë sezonit dimëror ka bërë që rruga nacionale t’i ngjasojë një zone polare. Drejtori i rrugëve Nesti Kiri përfundon duke theksuar se duke patur parasysh ecurinë e punës deri në datën 9 maj rruga do të hapet plotësisht për ti hapur rrugën kështu edhe nisjes së sezonit turistik.

Bruna Gjoka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›