Greva hyn në ditën e 7, grevisti i katërt dërgohet në spital
Ka shkuar në 4 numri i grevisteve të PS-së të derguar ne spital per ndihme mjekesore. Pas 7 ditesh ngujimi, ne cadrat perballe kryeministrise, Demo Muhaj nga Tirana u transportua ne mesditë ne urgjencen e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", pasi mjeket qe ndjekin gjendjen e grevisteve, e pane te udhes mjekimin me te specializuar per te. Ndërkohë brenda cadrave ku po zhvillohet greva, deputeti i Lezhës Gjovalin Kadeli, thotë për Alsat se situata përkeqësohet nga minuti në minutë.
"Situata në grevë përkeqësohet nga minuti në minutë, është dita e gjashtë që po jep shenja lodhjeje, dhembjeje pothuajse në pjesën më të madhe të grevistëve", shprehet Gjovalin Kadeli, deputet i PS.
Protesta dhe greva e urisë së deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre ka hyrë sot në ditën e shtatë dhe Kadeli thotë se do të vazhdojë deri në vetëflijim. "Për ne nuk është shumë e rëndësishme sa do të qëndrojmë, do qëndrojmë deri në fund, do të qëndrojmë me koshiencë të plotë dhe jemi gati të vetësakrifikohemi për kauzën e drejtë. Nuk po i kërkojmë Sali Berishës asgjë nga pronat e tij, asgjë nga xhepat e tij, por i kërkojmë transparencën", vijon Kadeli. Situata shendetesore e grevistëve ka vijuar me problemet tashme te njohura, luhatje tensioni, dhembje koke dhe me pak energji se nje dite me pare.
Elona Gjylmi < I mëparshmi