Kriza, Meta: Berisha i gatshëm të takojë Edi Ramën
Zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta deklaroi se shefi i mazhorances Berisha eshte i gatshem te ulet serish me Edi Ramen per te zgjidhur ngercin politik ne vend. Sipas numrit dy te qeverise, vetem dialogu mund te sjelle zhvillime pozitive ne situaten e aktuale politike dhe ne kete drejtim nuk perjashton asnje mundesi qe eshte brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues.
"Cdo takim eshte vecse i dobishem, duhet te heqim cdo barrikade, pasi barrikadat nuk na afrojne, na largojne nga njeri tjetri dhe nga zgjidhja e cila do te risillte normalitetin politik dhe demokratik ne vend. Une jam i bindur qe kryeministri Berisha eshte i hapur per tu takuar dhe ritakuar me zotin Rama", tha Meta.
Meta shprehu keqardhjen e tij per gjendjen e grevisteve ndersa deklaroi se kishte patur edhe komunikime telefonike me disa prej tyre… "Natyrisht qe nje pjese te kolegeve qe jane ne greve, pjese e tyre jane miq te vjeter, dhe kam patur dhe biseda. Personalisht, dhe si zv. kryeminister, minister i Jashtem dhe kryetar i LSI jemi te predispozuar per te kontribuar per te dale ne menyre konstruktive nga nje situate qe nuk eshte e kendshme", vijoi ai.
Bledian Koka < I mëparshmi