E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura shtetërore, publikohen programet orientuese

Vetem tre jave i ndajne maturantet nga provimet e detyrueshme dhe ato me zgjedhje, te cilat do tu japin shansin per te zene nje vend ne auditoret e universiteteve publike dhe ato private. Maturantet tashme jane ne fazen e fundit te konsultimeve per ti perfunduar ato ne daten 21 maj, pasi ne daten nje qershor, ata do te japin provimin e letersise dhe gjuhes shqipe.

Ne daten 15 qershor maturantet do t’i neshtrohen atij te matematikes, ndersa provimet me zgjedhje do te jene ne daten 30 qershor. Ministria e Arsimit, paraditen e se enjtes ka bere publike dhe programet orientuese, per maturantet, per 12 lendet me zgjedhje.

"Shpjeguesi i programit orientues te provimeve me zgjedhje te matures shteterore eshte pergatitur per te ndihmuar sa me mire te gjithe maturantet ne pergatitjen e tyre ne keto provime, mesuesit, prinderit dhe te gjithe aktoret e tjere qe jane te interesuar", beri te ditur Albana Mustafaraj, zedhenese e MASH.

Të gjitha testet e provimeve me shkrim, për të dy sesionet do të hartohen nga AVA dhe do të shpërndahen prej saj. Në institucionet arsimore private, provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen në të njëjtat data dhe me të njëjtat teste si dhe në institucionet ekuivalente publike.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›