Qyetari i botes me pasaporten e gjuhes shqipe
Kur afroheshe per ta takuar, tek Ai gjithnje rrezatonte nje drite-hije. Se ne fakt ai gjithnje heshte ne legjenden e shpirtit te tij, e ndersa ti mendoje se ai qendronte mosperfilles ndaj nje qarku rrethues ku ndodhej, ai kishte vezhguar dhe kishte prekur me syte e tij te futur ne dy gropeza te zgjuara...gjithcka. Fliste shpejt dhe ndersa kerkonte te qortonte sa edhe te pergezonte mbi ato qe tregonte, ti perkundeshe ne fjalet e tij per te kuptuar gabime, qe kishin dhe do te kene gjithnje te bejne me punen dhe me persiatjen e nje realiteti meskin te shkuar, te tashem dhe te ardhem, apo edhe me nje njeri x dhe medioker. Dhe e gjitha kjo e pare me vezhgimin e nje drite-hije, qe ne auroren e vet kishte mbetur diku. Robert Shvarc, nje emer i madh i punes se shqiperimit, qe i qendronte larg gjithckaje, vec punes kurrsesi jo, ishte sa shperthyes dhe skrupuloz, aq edhe i qete dhe njerezor ne jeten e tij.
Nuk bertiste per lavde kurrsesi per punen e tij, sepse per te mberritur deri ne shqiperimin e nje vepre, kishte qene puna qe ishte dridhur perpara tij. Pastaj ne biseda ai 'bertiste' per pastertine e gjuhes se tij, kur ajo nuk ishte sic e kerkonte ai, e dlire dhe e pasur, se ai perhere kishte kerkuar qe asgje te mos ishte e shurdher per vendin e tij. "Ne perkthim kam dashur t'u tregoj te gjitheve se gjuha shqipe, eshte sa e vjeter aq edhe pasur dhe me te mund te besh mrekullia", thoshte jo rralle Shvarc.
Ishte modest i pakthyeshem. Jane shume ata qe kujtojne nje nate marsi te fresket, kur ne nje salle modeste te Qendres Nderkombetare te Kultures ne Tirane, i dhane nje titull te larte. Teksa ishte tejet i lodhur ne semundjen, kur ai jetonte ne ate qark njerezish qe rrethonin edhe legjenden e heshtur te shpirtit te tij dhe kur kamerat e fiksonin, heroi i asaj mbremjeje, foli serish per gjuhen e vendit te tij. Larg titujve pompoze, iu dha nje mesazh njerezor te gjithe atyre qe po e intervistonin dhe te gjithe atyre qe do ta degjonin, ndoshta si te fundit: "gjuha e vendit tend eshte e shenjte. Duke e mbrojtur ate, mbroni identitetin e kombit". Gjithnje ulej vetem ne nje bar dhe nuk i fliste askujt, ndersa nuk i afrohej askush, deri atehere kur ai te kerkonte te fliste. Ndoshta aty ndodhej mbas shume oresh te pagjuma mbi libra dhe germa perkthimi. Por kjo nuk kishte lidhje me askend, kishte lidhje vetem me legjenden e heshtur dhe shperthyese te shpirtit te tij. Dhe ajo legjende enigmatike e tij, kurrsesi qe nuk mund te quhej heshtje kur ai fillonte te fliste. Kur flisje me te, paskesaj, gjithshka ishte ndryshe, legjenda e shpirtit te tij tashme kishte shperthyer dhe ai ishte nje realitet ne erupsion qe tregonte per ate qe nuk shkonte dhe qe nuk duhej te ishte ashtu. Se ne fund te fundit ashtu e perjetonte ai, dhe se keshtu duhej te ishte. Tani kur ai ka ikur per te qene, nuk di te them sa faqe krijimi ka ne jeten e tij. Jam e sigurte qe skrupuloziteti qe mban emrin Robert Shvarc, ka ditur te thote cdo fjale me gjuhen e saktesise, qe i ka dhene fryme dhe qe vetem ai e ka ditur pse-ne e perdorimit te cdo germe. Tani flas per vepren e El Gabos, "Nje qind vjet vetmi", nje veper e cila fitoi Nobelin, pikerisht per ate veper, e cila vazhdon ta pagezoje te perbotshem, Marquez-in. Dhe ishte Robert Shvarc, kur vite me pare permendte autoret e tij te preferuar, thoshte: "Kam enderr te perkthej Marquez-in".
I lexuar nga emra te njohur te letersise boterore si Remark, Cvajg, Hajne, Gete, Ende, Breht, Bel, Traven, Dorst, Esenzberg, por edhe i emrave te njohur te letersise shqipe si Agolli, Kadare, Qosja, Bushaka, ai dorezoi disa vite me kete kryeveper te Marquez-it.
Ishte nje perkthim qe ai e realizoi nga gjermanishtja, por qe diti me origjinalitet te konfrontonte versionin e kesaj vepre ne gjuhen italiane dhe ate frenge.
Reportazhi i krijimit qe gjen cdo lexues tek ky liber, fantazia moskokecarese, fuqia figurative, perdorimi i detajit, e beri ate fuqiplote dhe te gelltitshem per ciledo moshe te lexuesve, edhe prej perkthimit te Shvarc. Kur Shvarc, i cili i njohu shqiptaret me letersine boterore te quajtuar Remark, Ai nuk e kishte patur nderkohe fatin qe ta kishte te thjeshte jeten me mjeshterine e perkthimit qe ai zoteronte. Vite te tera pune me perkthimin politik ne Radio-Tirana, Ai zoteronte vetem naten per te shqiperuar "te ndaluarit" e qeverise, por edhe te shumepriturit e te gjitheve. Perkthimi i tij ne ato kohe, here pas here ishte privilegj i disa miqve te pakte, te cilet pasi i lexonin doreshkrimet e tij fshehurazi, pa dashje dhe me euforine qe i jepte e ndaluara, e benin ate objekt te njerezve qe paguheshin per te spiunuar. Sa shume here eshte thene se perkthimi eshte art, pavaresisht se aq here eshte thene po aq here shume syresh e quajne te lehte dhe e marrin persiper pa paragjykim. Po paskesaj eshte edhe koha qe gjykon .. Sepse kur lexon perkthimet e Shvarcit kudo ndihet frymemarrje, saktesi, krijim. Kur lexon "Harkun e Triumfit", gjuha e tij eshte aq e shkrythet, sa te duket se po i jeton ti qe po lexon, rrugicat dhe klubet e nates qe shtrihen nden Harkun e famshem.... Ndersa sa per perkthyesin ti mendon se ai eshte rritur tere jeten me to. "Une nuk kam qene asnjehere ne Paris", kishte treguar nje here Shvarc mes nje grupi miqsh. Marre nga ATSH