E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlament miratohen dy projektligje te rendesishme

Tirane 7 Shkurt 2011 NOA 8211 Komisioni per eshtjet Ligjore Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut miratoi sot dy projektligje te rendesishme perkatesisht shtesen ne ligjin Per aderimin ne konventen Per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave si dhe nje projektligj ekonomik.

Ky i fundit eshte drafti ligjor Per ratifikimin e marreveshjes se kredise se eksportit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Banka Austria per financimin e permiresimit te Departamentit te Neurokirurgjise per Spitalin Universitar Nene Tereza.

Lidhur me projektligjin e pare Per aderimin ne konventen Per eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit ndaj grave shtohet neni 2 i cili percakton pranimin nga Republika e Shqiperise ndryshimin e nenit 20 paragrafi 1 i konventes sipas te cilit Komiteti per Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave Komiteti CEDAW duhet te mblidhet normalisht cdo vit me qellim shqyrtimin e raporteve te paraqitura ne perputhje me nenin 18 te kesaj konvente.

Ne vijim komisioni shqyrtoi dhe miratoi projektligjin per ratifikimin e marreveshjes se kredise se eksportit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise perfaqesuar nga Ministria e Financave dhe Unicredit Banka Austria i cili parashikon financimin e permiresimit te Departamentit te Neurokirurgjise per Spitalin Universitar Nene Tereza.

Nderkohe qe Komisioni i Ligjeve vijon shqyrtimin nen per nen te projektligjit Per te drejten e kalimit ne prone te shtetit dhe private per ndertimin e rrjetit te komunikimeve elektronike.

e.t/NOA

LidhjeKeshilli Ministrave te Shqiperise Komisioni per eshtjet Ligjore Komiteti CEDAW Ministria e Financave parlament pe Spitalin Universita Nene Tereza Unicredit Banka Austria

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›