Milaqi: Çmimi i lartë i kasave, do rrisë çmimin e gazit
Çmimi i lartë i kasave fiskale për tregtarët e gazit dhe shitja e gazit prej pikave të palicensuara do të ketë ndikim të mëtejshëm në rritjen e çmimit të gazit.
Bardhyl Milaqi anëtar i shoqatës së gazit shprehet se situata vazhdon që të jetë ende problemtatike pasi nuk ka ende një përgjigje prej drejtorisë tatimore. Ndërsa përsa i përket bllokimit të gazit Milaqi deklaron se vendimi nuk ishte i përhershëm dhe ishte vetëm një veprim sensibilizues.
Ndërkohë sipas anëtarit të kryesisë së shoqatës së gazit vazhdojnë diskutimet me ministrinë e financave dhe me ministrinë e ekonomisë tregtisë dhe energjitikës për ti dhënë një zgjidhje këtij problemi. Sipas tregtarëve të gazit kasat fiskale për matjen e gazit ose kalimatësat shiten me çmime shumë të larta.